Pas hekurave për shpërdorim detyre, caktohet sot masa e sigurisë për Dakon. Ish-kryebashkiaku i Durrësit mbërrin në GJKKO

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako do të njihet sot me masën e sigurisë. Ai akuzohet se ka shkelur detyrën për një pallat 11 katësh, që ka ndërtuar shtesë pa leje si dhe për një tender për rërën në plazhin e Currilave. Ai akuzohet për ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Falsifikim dokumentesh’.

Po ashtu për masë sigurie do të dalin dhe ish-zyrtarë të tjerë të arrestuar. Dako doli nga ambientet e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ndërsa u shoqërua me një furgon policie drejt GJKKO-së. Dako, shpallur non-rata nga SHBA i ka kundërshtuar akuzat përmes avokatit të tij. Seanca pritet të zgjasë, ndërsa do të zhvillohet me dyert të mbyllura.

SPAK në kuadër të hetimit të bërë mbi bazën e një kallëzimi të disa banorëve të një pallati të shembur nga tërmeti i 2019-ës, ka lëshuar 7 urdhër-arreste.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts