Pas Këshillit Kombëtar, kryedemokrati Lulzim Basha zhvillon takime me kryetarët e degëve të PD në disa qytete! Niset drejt…









Kryedemokrati Lulzim Basha, pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së ka zhvilluar një sërë takimesh informale me kryetarët e degëve me qëllim përgatitjen e strukturave në vijim të aksionit politik.

bashaahaha

Burime për Panorama.al nga selia blu, bëjnë me dije se ka zhvilluar takime dhe me grupin parlamentar dhe Kryesinë e PD-së.

Ndërkohë mësohet se ditën e sotme, kreu i PD-së është nisur drejt Dibrës.

Disa ditë më parë, kryedemokrati Lulzim Basha mblodhi Këshillin Kombëtar të PD-së ku emëruan kryetarin e ri të këtij institucioni, si dhe një sërë sekretarësh e anëtarësh Kryesie.

Vendin e Edi Palokës në krye të Këshillit Kombëtar, e zuri Arta Sakja. Indrit Sefa ka zëvendësuar Ivi Kason si Sekretar për Çështjet Zgjedhore, ndërsa Flamur Hoxha është emëruar si Sekretar Organizativ, pas shkarkimit të Ervin Minarollit.

LEXONI EMËRIMET E PLOTA NË KËSHILLIN KOMBËTAR

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.