“Pas Kievit vjen një tjetër betejë, ajo për Donbas”/ Paralajmërojnë zyrtarët amerikanë: Pushtimi rus mund të hyjë në një fazë të re ditët e ardhshme

pas kievit vjen nje tjeter beteje ajo per donbas paralajmerojne zyrtaret amerikane pushtimi rus mund te hyje ne nje faze te re ditet e ardhshme

“Faza tjetër e pushtimit rus në Ukrainë mund të fillojë gjatë kësaj jave”, kanë paralajmëruar dy zyrtarë të lartë të mbrojtjes amerikane.

Ata besojnë se Rusia mund të fillojë të kthejë forcat në Ukrainë brenda dy ditëve të ardhshme, pas tërheqjes nga Kievi brenda dy javëve të fundit.

Ofensiva e re mund të fillojë përpara se trupat ruse të kenë mundësinë të rigrupohen, raportojnë mediat e huaja.

0 Ukrainian Frontline In Donbas (1)

Gjithashtu Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba, ka paralajmëruar më parë për një sulm të ri, duke u shprehur: “Ukraina e fitoi betejën për Kievin. Tani, një betejë tjetër po vjen, beteja për Donbas”.

“The Mirror” shkruan se autoritetet kanë paralajmëruar se trupat ruse do të përpiqen të rrethojnë forcat ukrainase midis Donbasit dhe pjesës tjetër të vendit.

Në fillim të kësaj jave u raportua se forcat e Putinit tashmë kanë filluar lëvizjen e armëve dhe pajisjeve në Rusinë perëndimore, gati për betejë.

Ndërkohë Ukraina vazhdon thirrjen e saj për armë.

Presidenti Volodymyr Zelensky ka ripërsëritur kërkesën e tij për më shumë mbrojtje ushtarake nga aleatët perëndimorë.

Ai tha se ishte i pakënaqur nga udhëheqësit perëndimorë që bënin pyetje të përsëritura se çfarë armësh duheshin.

Zelensky tha për “The Atlantic”: Ne kemi nevojë për automjete të blinduara. Dhe jo një në ditë. Na duhen 200 deri në 300 në ditë. Këto nuk janë taksi personale vetëm për mua, ushtarët tanë kanë nevojë për transport. Fluturimet janë në dispozicion, e gjithë puna mund të organizohet. Kjo do t’i vendoste forcat ukrainase në pjesët lindore të vendit në rrezik më të madh për t’u mbingarkuar”.

Donbas ka pasur luftime që nga viti 2014, me më shumë se 13,000 njerëz të vrarë deri më tani.

Presidenti rus Vladimir Putin në mënyrë të përsëritur ka pretenduar se Kievi po kryen gjenocid kundër popullsisë rusishtfolëse në rajon, duke e marrë si shkas apo si një ndër  arsyet, pas pushtimit të tij në Ukrainë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts