Pas Kosovës Escobar dhe Lajçak vizitë në Serbi, takime me zyrtarët dhe opozitën në Beograd

Sekretari i Shtetit i SHBA, Gabriel Escobar dhe i përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak ka zhvilluar vizitën e paralajmëruar në Serbi.

“BE-ja dhe SHBA-ja janë duke bashkëpunuar ngushtë për realizimin e së ardhmes evropiane të Kosovës dhe Serbisë, si vizioni i tyre i përbashkët, ndërkaq përparimi në normalizimin e marrëdhënieve të ndërsjella është një hap i rëndësishëm”, ka shkruar ambasada amerikane në një postim në Twitter.

Ndërkohë pas takimit me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiç, Escobar dhe Lajçak janë takuar me shefin e diplomacisë serbe, Nikolla Selakoviç.

Nga ana e tij Selakoviç tha se Serbia është e vendosur që të mos ndërhyjë në punët e brendshme të vendeve fqinje dhe ka qëndrim të fuqishëm se të gjitha mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen përmes dialogut politik demokratik.

Selakoviç theksoi se gati nëntë vjet pas arritjes së marrëveshjes së Brukselit, Prishtina nuk e ka përmbushur pjesën e saj kryesore, që është formimi i Asoaciacionit të komunave me shumicë serbe.

Për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pajtimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishte arritur në Bruksel në vitin 2013, ndërkaq një marrëveshje tjetër për të ishte arritur në vitin 2015.

Megjithatë, në dhjetor të vitit 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se këto parime nuk ishin plotësisht në harmoni me frymën e Kushtetutës. Por, formimi i Asoaciacionit është kontestuar për shkak se ai nuk bazohet në multietnicitet, por mbledh komuna, në të cilat një komunitet etnik është shumicë, në rastin konkret, komuniteti serb. Shefi i diplomacisë serbe ka folur edhe për organizimin e zgjedhjeve të ardhshme të Serbisë në Kosovë. Ai tha se në dy dekadat e fundit, të gjitha ciklet zgjedhore të organizuara nga Beogradi janë zhvilluar në territorin e Kosovës, me ndihmën e OSBE-së.

Zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare të parakohshme në Serbi janë caktuar për 3 prill. Në një referendum për ndryshimin e kushtetutës së Serbisë më 16 janar, autoritetet e Prishtinës nuk lejuan serbët e Kosovës të votojnë në Kosovë.

Ndërkohë kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, i ka njoftuar bashkëbiseduesit për zgjedhjet e ardhshme në Serbi, të cilat do të mbahen më 3 prill. Ai ka shprehur besimin se zgjedhjet do të mbahen në territorin e Kosovës, duke kërkuar nga BE-ja dhe SHBA-ja që të përdorin autoritetin e tyre për të ndikuar tek autoritetet e Prishtinës që ta mundësojnë një gjë të tillë.

Siç është thënë në një komunikatë të Parlamentit të Serbisë, Lajçak ka thënë se me vizitën e përbashkët me zëvendësndihmës-Sekretarin amerikan të Shtetit, duan t’i tregojnë të gjithë rajonit se BE-ja dhe SHBA-ja kanë të njëjtin vizion për Ballkanin, që është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Lajçak ka deklaruar se qëndrimi i BE-së është që zgjedhjet të organizohen edhe në Kosovë dhe se për këtë është diskutuar gjatë vizitës në Prishtinë.

Escobar nga ana e tij tha se dialogu me ndërmjetësimin e BE-së është i vetmi mekanizëm që mbështetë SHBA-ja për zgjidhjen e çështjeve të hapura.

Edhe drejtori i Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, Petar Petkoviç, ka përcjellë para bashkëbiseduesve përkushtimin e Beogradit për vazhdimin e dialogut.

“Por, ai proces duhet të jetë paralel dhe nënkupton që Prishtina t’i përmbushë obligimet e marra nga procesi i dialogut, veçanërisht kur bëhet fjalë për formimin e Asoaciacionit të komunave me shumicë serbe”, tha Petkoviç.

Siç është thënë në komunikatë, ai ka shprehur shqetësim edhe për faktin se Kosova nuk po i zbaton vendimet e veta, sidomos kur bëhet fjalë për pronën e Manastirit të Deçanit.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, u takuan gjithashtu me përfaqësues të opozitës në Beograd.

Kujtojmë se Escobar dhe Lajçak zhvilluan gjithashtu një vizitë edhe në Kosovë ku u takuan me aktorë politikë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.