Pas kritikave, Ministrja e Jashtme e Kosovë bllokon në “Twitter” gazetarin e njohur

Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka bllokuar në rrjetin social “Twitter”, gazetarin, Berat Buzhala.

Lidhur me këtë ka njoftuar vetë Buzhala në profilin e tij zyrtar në “facebook”, duke thënë se Gërvalla e ka bllokuar vetëm për shkak të kritikës së bërë ndaj saj për qëndrimet e fundit si ministre.

Buzhala gjithashtu ka përmendur edhe vendimin e një Gjykate në Amerikë që ia kishte ndaluar ish-presidentit, Donald Trump, bllokimin e qytetarëve, meqë ishte konsideruar se liria e fjalës është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër kur bëhet fjalë për interesin publik.

Ndërsa në fund ka bërë thirrje që të reagojnë edhe shoqatat e gazetarëve lidhur me këtë.

Buzhala
Buzhala

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *