Pas kritikave për vonesa, Mbretëria e Bashkuar e bën më të lehtë sistemin e aplikimit për viza për refugjatët ukrainas

Mbretëria e Bashkuar ka zhvendosur sistemin e saj të aplikimit për viza për refugjatët ukrainas në internet pasi mori kritika për vonesat e raportuara në qendrat e aplikimit, raporton CNN.

Sekretarja e Brendshme britanike, Priti Patel u tha ligjvënësve në Dhomën e Komunave të enjten se ukrainasit me pasaporta nuk kanë më nevojë të shkojnë në një qendër të përpunimit të vizave përpara se të udhëtojnë në MB, nga java e ardhshme.

Sistemi i Mbretërisë së Bashkuar tërhoqi kritika pasi disa refugjatë arritën të arrinin në qytetin port francez të Calais përpara se t’u thuhej të udhëtonin për në në Paris ose Bruksel si pjesë e procedurave administrative.

“Ukrainasit me pasaporta do të mund të marrin leje për të ardhur këtu plotësisht online nga kudo që janë dhe do të jenë në gjendje të japin biometrinë e tyre në Britani,” tha Patel.

Kontrollet e sigurisë për ukrainasit që hyjnë në MB do të vazhdojnë gjithashtu, tha Patel. Ajo shtoi se ka marrë “garanci” të cilat mundësojnë ndryshimet, duke thënë se helmimet e mëparshme ruse të kundërshtarëve në Britani, e kishin bërë të qartë, “çfarë është i gatshëm të bëjë Putini në tokën tonë”.

Sekretarja e Brendshme shtoi se ajo kishte dy objektiva kryesore kur merrej me këtë çështje: “së pari të mbajmë popullin britanik të sigurt, së dyti të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar ukrainasit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.