Pas kryebashkiakes së Berlinit, Rama takohet me Presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier (VIDEO)









Pas kryebashkiakes së Berlinit, Kryeministri Edi Rama ka takuar Presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, në kuadër të vizitës së tij 3 ditore.

Më herët gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin gjerman, Rama takoi kryebashkiaken Franziska Giffey.

Shefi i qeverisë shqiptare vizitoi dhe ambientet e Bashkisë së Berlinit, ndërsa la një shënim të tij në librin ‘e përshtypjeve’.

Kryebashkiakja e Berlinit i dorëzoi Ramës një dhuratë, ndërkohë që edhe kreu i qeverisë shqiptare i dorëzoi një model artizanal të këpucëve tipike shqiptare, të punuara me dorë.

Sipas axhendës, në orën 18:00, Rama do të takohet me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, ndërsa në orën 18:15, do të dalin në një konferencë të përbashkët.

edirama1

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com