Pas largimit nga Komisioni Hetimor, Nënkryetari i PS shpalos qëndrimin: S’do të lëjojmë imponimin e dhunshëm! Provokuan vazhdimisht që…








Nënkryetari i Komisionit Hetimor për zgjedhjet, Toni Gogu, ka shprehur qëndrimin e Partisë Socialiste në lidhje me zhvillimet në mbledhjem e ditës së sotme në komision, ku përfaqësuesit e maxhorancës braktisën seancën pas mosdakordësisë për rregulloren. 

komisioni hetimor

Gogu shprehet se kryetari i Komisionit, Enkelejd Alibeaj, injoroi të drejtën e maxhorancës për të paraqitur nenet e draft rregullores, duke mos marrë parasysh as rezultatin e votimit.

Nënkryetari i Komisionit thekson se Partia Socialiste nuk do të lejojë imponimin e dhunshëm në Komisionin Hetimor, si dhe ai të dalë nga udha e ligjshmërisë pavarësisht provokimeve të opozitës.

Qëndrimi i nëkryetarit Toni Gogu:

Në shkelje të ligjit për komisionet hetimore (neni 10/1, 11/1, 13/2 dhe 24) dhe të rregullores së kuvendit ( neni 25/2 , 34, 38, 49, 50, 51, 71, 75 e në mënyrë të posacme të nenit 76, Kryetari i komisionit hetimor zoti Alibeaj, në mënyrë të përsëritur injoroi të drejtën e maxhorancës për të paraqitur propozimet e neneve të draft rregullores, deri në shkeljen flagrante të mos marrjes në konsideratë të rezultatit të votimit. Pas thirrjeve të vazhdueshme për të futur në shinat e ligjshmërisë procesin e votimit, u detyruam të kërkonim pushim sipas nenit 39/1, paragrafi 3. Ne mbetemi vullnetplotë për rifillimin në çdo moment të mbledhjes në respekt të plotë të Rregullores së Kuvendit.

Provokimit të vazhdueshëm për të nxjerrë komisionin nga udha e ligjshmërisë në përmbushje të funksionit të tij të hetimit  e për ta kthyer në “foltore” nuk do i përgjigjemi kurrë pozitivisht . Gjithashtu jemi të vendosur të mos lejojmë në asnjë moment në veprimtarinë e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, imponimin e dhunshëm të kulturës së tyre partiake të votimit.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *