Pas marrëveshjes për armëpushim katër ditor, lirohen edhe 13 pengje izraelite

Pas marrëveshjes për armëpushim katër ditor, lirohen edhe 13 pengje izraelite
pas marreveshjes per armepushim kater ditor lirohen edhe 13 pengje izraelite

Katari ka konfirmuar lirimin e 13 pengjeve izraelite. Ky është lirimi i dytë i pengjeve, pas marrëveshjes për armëpushim. Izraeli dhe Hamasi po zbatojnë armëpushimin katër ditor, ku sipas të cilit, për çdo peng Izraeli do lirojë 3 palestinezë.

Sipas marrëveshjes së arritur gjatë bisedimeve që përfshinë Izraelin, grupet militante palestineze, Katarin, Egjiptin dhe Shtetet e Bashkuara, do të lirohen gjithësej 50 pengje izraelite dhe 150 të burgosur palestinezë.

Gjatë armëpushimit, pritet që në Gazë të futen kamionë me ndihma dhe karburant. Sipas Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe palestineze vetëm të premten në rajon u futën 196 kamionë me ndihma humanitare, aukolona më e madhe e këtij lloji që është futur në Gazë që nga fillimi i luftës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts