Pas misionit disamujor hapësinor, katër autostronautë kthehen në Tokë me kapsulën Crew Dragon të SpaceX

Katër astronautë u kthyen pa probleme të dielën në Tokë pas një misioni në Stacionin Ndërkombëtare të Hapësirës. Astronautët mbërritën me kapsulën Crew Dragon të kompanisë SpaceX, duke zbritur me parashutë në ujërat e Gjirit të Meksikës, tha NASA.

Kthimi i tyre shënon misionin e parë të kapsulës Dragon nga kompania SpaceX për të dërguar e sjellë astronautë nga qëndrimet disa mujore në hapësirë. Misioni përfaqëson një bashkëpunim publik-privat mes kompanisë raketore SpaceX të sipërmarrësit Elon Musk dhe agjencisë federale amerikane për eksplorimin e hapësirës NASA.

Ekuipazhi me astronautët amerikanë Michael Hopkins, Victor Glover dhe Shannon Walker, si dhe astronautin japonez Soichi Noguchi u nisën nga Qendra Kennedy në Florida më 15 nëntor me raketën e SpaceX-it, Falcon 9.

Kapsula ra sot në det në orët e para të ditës pranë brigjeve perëndimore të Floridas.

/VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *