Pas ndihmës prej 2 mijë dollarë, SHBA jep lajmin: Do të strehojmë 50 mijë qytetarë afganë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të pranojnë të paktën 50 mijë afganë të evakuuar pas rënies së Kabulit në duart e talebanëve.

Lajmi është bërë i ditur nga  Ministri Amerikan i Sigurisë, Alejandro Mayorkas.

Majorkas tha se pranimi i afganëve ishte pjesë e “angazhimit të përhershëm” të Uashingtonit ndaj njerëzve që ndihmuan amerikanët gjatë luftës në Afganistan dhe të tjerëve që u kërcënuan nga ardhja e talebanëve në pushtet.

Më shumë se 40 mijë afganë kanë kaluar tashmë kontrollet e sigurisë dhe kanë mbërritur në Shtetet e Bashkuara.

Ende nuk dihet me saktësi se sa të tjera do të vijnë në Shtetet e Bashkuara ose sa kohë do të marrë procesi i transferimit të tyre nga vendet e tjera, të cilat i kanë pranuar përkohësisht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *