“Pas një kohe prapë u pamë, po s’mudëm kangës me ia thanë”/ Reperi i njohur shkon në Hagë, viziton ish-drejtuesin e UÇK-së

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, ka vizituar ish-anëtarin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimin, i cili po mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale, ai ka treguar se ndodhet për vizitë në Hagë.

Ai publikoi një fotografi në Instagram para paraburgimit, ndërkohë që ia ka bashkangjitur edhe një shkrim të gjatë në formë të një poezie.

Postimi i plotë i Gold AG

“TAKIMI ME REXHËN
Pas një kohe prap u pamë
Po s’mujtëm kangës me ja thanë
E shtrënguam njëri tjetrin
Sikur vëllau me vëllanë.

A po munesh i thash vlla?
Qysh jon knej kta krejt vllaznia?
M’tha ma mire kurr s’jena kon
Se kem kalu edhe dit ma t’kqija.

Veç i gzum e i pa mërzitun
Takimi mallin shkrinë si dielli borën

N’syt e tij shifsha liri
E ai n’sytë e mi shifke Kosovën.
Si Xhafo Idrizi mu duk vetja

Kur i shkoj n’Paris Avnisë
O Avni o trimi Xhafos

T’fala ke prej krejt Shqipnisë.

Me emën t’Zotit tha do t’kthehem
Do t’kalon edhe kjo sprovë
Kjo punë hajr le t’jetë për neve
E shihem shpejtë o vlla n’Kosovë.
HAGË, 29 Qershor 2022”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.