Pas paralajmërimit për rikthimin në krye të PD-së, Sali Berisha bën lëvizjen e radhës. Ja çfarë publikon






Një ditë pasi paralajmëroi mundësinë për t’u rikthyer në krye të Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë lëvizjen e radhës. Në një postim në Facebook, ish-lideri historik i së djathtës ka postuar një foto në kohën kur ai drejtonte këtë forcë politike.

berisha
Publikimi i Berishes ne Facebook

Ish-kryeministri Berisha e shoqëron foton me mbishkrimin: Një përshëndetje të përzemërt.

Në foto, Sali Berisha shihet duke dale nga makina dhe përshëndet mbështetësit e tij me dy gishta.

PO CFARË PARALAJMËROI NJË DITË MË PARË BERISHA?

Tetë vite pasi dha dorëheqjen, Sali Berisha mbrëmjen e djeshme (10 qershor) nuk ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në krye të Partisë Demokratike.

Lideri historik i së djathtës i pyetur nëse vazhdon me qëndrimin për të mos iu kthyer angazhimit në drejtim të PD, u shpreh: “Kurrë, mos thuaj kurrë”.

“Nuk përjashtoj asnjë të drejtë time kushtetuese më”, tha Berisha per Syri Tv.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *