Pas Ramës, Kancelarja gjermane Angela Merkel takohet me kryeministrat e Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë





Pas pritjes nga kryeministri Edi Rama, kancelarja gjermane Angela Merkel ka zhvilluar takime dhe me liderët e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

 

Ajo është takuar në orën 12:00 në Tirana Business Center në zonën e Rinasit. Kancelarja në një moment shihet teksa qëndron në krah të kryeministrit Rama, kryeministres së Sebrisë, Ana Brnabic, kryeministrit kosovar, Albin Kurti si dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Angela Merkel ndodhet në Tiranë në kuadër të një vizite zyrtare, e fundit në postin e kancelares, ku në fokus të diskutimeve do jenë Procesi i Berlinit apo dhe Ballkani i Hapur.

Në orën 14:35, Rama dhe Merkel do të mbajnë një konferencë të përbashkët. Një ditë më parë Merkel ishte në Beograd, ku u takua me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *