
11:55 23/02/2022
Menjëherë pas shpalljes të pavarura të dy rajoneve rusisht folëse të Luhanskut dhe Donetskut, vendet perëndimore dhe SHBA reaguan duke vendosur sanksione ekonomike. Por ende nuk dihet se si do reagojë ekonomia ruse dhe sa do të preket ajo nga këto sanksione.
Nga një rishikim i të dhënave tregtare të Bankës Botërore dhe Kombeve të Bashkuara kuptohet se që nga vendosja e sanksioneve më të vogla në 2014 pasi Rusia aneksoi Krimenë në Ukrainë, Kina ka qenë destinacioni i saj më i madh i eksportit.
Sipas Harry Broadman, një ish-negociator tregtar i SHBA-së dhe zyrtar i Bankës Botërore Rusia do të forcojë lidhjet tregtare me Kinën.
âKina mund tĂ« thotĂ«. Ne do tĂ« blejmĂ« naftĂ« nĂ« tregun e lirĂ« dhe nĂ«se naftĂ« Ă«shtĂ« ruse, atĂ«herĂ« ashtu qoftĂ«â, thotĂ« ai.
Kur presidenti amerikan Joe Biden njoftoi sanksionet për të penalizuar Rusinë tha se sanksionet financiare do të shkaktonin dhimbje koke për Rusinë, por ajo është ndër eksportuesit kryesorë në botë të naftës, gazit natyror, bakrit, aluminit dhe mallrave të tjera të rëndësishme. Kjo u vu re tek çmimet e naftës pasi me rritjen e tensioneve u rriten dhe çmimet.
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al