Pas studimit, autoriteti shëndetësor zvicerian miraton vaksinën Moderna për moshat 12-17 vjeç

Autoriteti shëndetësor zviceran njoftoi sot se ka miratuar vaksinën antiCOVID-19 të laboratorit amerikan “Moderna” për 12-17-vjeçarët, pas miratimit të asaj të “Pfizer/BioNTech” për adoleshentët në fillim të qershorit.

Swissmedic shpjegoi në një njoftim për shtyp se e kishte dhënë pëlqimin e saj duke u bazuar te një studim i vazhdueshëm i kryer te 3 732 fëmijë të kësaj grupmoshe, që tregoi një reagim imunitar të krahasueshëm me atë të marrë te të rinjtë e moshës 18-25 vjeç me të njëjtën dozë.

Kërkesa për ta zgjeruar atë tek adoleshentët u paraqit nga laboratori amerikan më 11 qershor, pak ditë pas autorizimit nga agjencia zvicerane e shëndetësisë për të përdorur vaksinën Pfizer/BioNTech për fëmijët 12-15 vjeç.

Ashtu si me të rriturit mbi 18 vjeç, Moderna duhet të administrohet dy herë, me katër javë larg. Në Zvicër, 54,91% e popullsisë ka marrë të paktën një dozë dhe 49,16% është plotësisht e vaksinuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *