Pas sulmit me raketa, Zelensky i bën thirrje Perëndimit për më shumë sanksione ndaj Rusisë

pas sulmit me raketa zelensky i ben thirrje perendimit per me shume sanksione ndaj rusise
pas sulmit me raketa zelensky i ben thirrje perendimit per me shume sanksione ndaj rusise

08:45 12/10/2022

Presidenti ukrainas, Zelensky i ka kërkuar Perëndimit që të godasin Rusinë me më shumë sanksione si një përgjigje të një vale të re terrori pas sulmeve të së hënës në Ukrainë. Si pasojë e sulmeve me raketa, të paktën 19 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.  

Pas sulmeve të tjera, Zelensky i ka bërë thirrje Perëndimit të gjejë mënyra të reja për të ushtruar presion politik ndaj Rusisë dhe për të mbështetur Ukrainën. Thirrjet erdhën pasi ai u takua me grupin e kombeve G7 për bisedime virtuale urgjente të martën.

Blloku, i cili përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe SHBA premtoi të vazhdojë të ofrojë mbështetje financiare, humanitare, ushtarake, diplomatike dhe ligjore për Ukrainën për aq kohë sa do të duhet.

“Për një valë kaq të re terrori duhet të ketë një valë të re përgjegjësie për Rusinë – sanksione të reja, forma të reja presioni politik dhe forma të reja mbështetjeje për Ukrainën. Shteti terrorist duhet të privohet edhe nga mendimi se çdo valë terrori mund t’i sjellë asgjë”, tha Zelensky.

Presidenti rus Vladimir Putin tha se sulmet ishin hakmarrje për shpërthimin e së shtunës në urën që lidh Rusinë me Krimenë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts