Pas sulmit ndaj Ukrainës, shpërthejnë protestat kundër luftës në Rusi, shkon në 1700 numri i të arrestuarve, zyrtarët rusë: Dita e parë e pushtimit, e suksesshme! (FOTO)

Më shumë se 1700 njerëz janë arrestuar gjatë protestave kundër luftës në dhjetëra qytete në Rusi, raporton një monitor i pavarur.

Më shumë se 900 u arrestuan në Moskë dhe mbi 400 në Shën Petersburg, sipas OVD-Info, e cila gjurmon arrestimet në mitingjet e opozitës. Mijëra u mblodhën pranë sheshit Pushkin në qendër të Moskës, ndërsa deri në 1000 njerëz u mblodhën në ish-kryeqytetin perandorak Shën Petersburg, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Autoritetet ruse të enjten paralajmëruan qytetarët se pjesëmarrja në protestat kundër luftës mund të çojë në ndjekje penale dhe akuza penale.

Pol

Nderkohe një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes së Rusisë thotë se ushtria e vendit ka arritur qëllimet që kishte vendosur për ditën e parë të pushtimit të Ukrainës. “Të gjitha detyrat që iu caktuan grupeve të trupave të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse për atë ditë u kryen me sukses,” tha Igor Konashenkov.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.