Pas takimit me Bashën/ Ambasadorja Yuri Kim konfirmon qëndrimin e SHBA-së në luftën kundër korrupsionit: Çfarë bisedova me shefat e mi në Uashington





Ambasadorja Yuri Kim ka konfirmuar edhe njëherë qëndrimin e SHBA-së për luftën kundër korrupsionit në nivele të larta.

Sapo jam kthyer para pak orësh nga Uashingtoni ku pata mundësinë për të biseduar me liderë nga të gjitha agjencitë, përfshirë Departamentin e Shtetit dhe Shtëpinë e Bardhë. Sigurisht pata mundësi që të japë informacion shefave të mi dhe zyrtarëve të lartë amerikanë për situatën në Shqipëri. Besoj që mendova që ishte e rëndësishme se sa erdha në PD, për të ndarë me kryedemokratin për atë që mësova në SHBA. Ndava me kryetarin Basha që Uashingtoni mbetet i angazhuar për të punuar më ngushtë me Partinë Demokratike. Sikurse e dimë qeveria e SHBA ka pasur marrëdhënie të fortë me PD që në fillim të saj. Ne ishim aty kur PD hypi në pushtet për herë të parë, dhe shpresojmë të punojmë sëbashku kur ajo të kthehet në pushtet sërish. Demokracia përkufizohet nga të pasurit një parti të lirë dhe opozitarë të fortë. Gjithashtu e kuptojmë mirë që PD ndodhet në një situatë të vështirë, por shpresojmë që të dalë më e fortë dhe më e bashkuar dhe shpresojmë të kthehet më e fortë për të fituar zgjedhjet. Gjithashtu dëshiroj të konfirmoj që përsa i përket Uashingtonit, ne jemi serioz në luftën kundër korrupsionit, jemi të gfatshëm ta sulmojmë atë pavarësisht rankut dhe posteve.

Në përditësim…

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *