Pas takimit me Lajçak e Palmer, Kurti: Bashkëpunimi i BE-së dhe SHBA-së në dialog, i domosdoshëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se bashkëpunimi dhe koordinimi midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rreth procesit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, “është i mirëseardhur, sepse është i domosdoshëm”.

Kurti i bëri komentet në një takim me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.
Dy zyrtarët po qëndrojnë në Kosovë, në prag të rifillimit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë. Është paralajmëruar se Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçicc, mund të takohen kah mesi i qershorit.

Arsyeja e vizitës së përbashkët të Lajçakut dhe Palmerit merret vesh se është pikërisht përgatitja e takimit Kurti-Vuçiç.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë ka nisur qysh në vitin 2011. Procesi, i cili disa herë është vënë në pauzë, është ndërmjetësuar vazhdimisht nga Bashkimi Evropian dhe është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara. Kurti tha të hënën, pas takimit me Lajçakun dhe Palmerin, se dialogu “duhet të jetë i drejtë, parimor dhe në shërbim të popujve dhe paqes e sigurisë së gjithmbarshme”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *