Pas Thaçit e Veselit, Partia Demokratike e Kosovës zgjedh më 3 korrik kryetarin e ri

KOSOVA

Partia Demokratike e Kosovës më 3 korrik zgjedh kryetarin e saj të ri. Që nga themelimi i saj, partia ka pasur për kryetar Hashim Thaçin , themeluesin që qëndroi për 16 vite dhe më pas Kadri Veselin për 5 vite.

Të dy ish-kryetarët janë në Hagë ku akuzohen për krime lufte dhe duhet të fitojnë gjyqin për të fituar lirinë.

Momentalisht partinë e drejton Enver Hoxhaj i cili i humbi zgjedhjet e parakohshme për 14 shkurtit, por PDK gjithsesi tashmë është partia kryesore opozitare.
Kryetari i ri do të jetë i treti në historinë 22-vjeçare të PDK.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *