Pas thatësirës, ​​bregdeti perëndimor i SHBA-së goditet nga ‘cikloni bombë’

Fenomeni, i njohur si një “ciklon bombë”, erdhi nga Oqeani Paqësor dhe goditi San Francisko dhe Oakland, si dhe shtetet e Oregon dhe Uashington, më në veri, të dielën.

Shiu shkaktoi përmbytje të shumta dhe rrëshqitje toke, duke bllokuar rrugët, ndërsa erërat me shpejtësi më të madhe se 60 milje (100 kilometra) në orë shkatërruan pemët dhe çatitë.

Dy persona humbën jetën kur një pemë ra mbi një automjet pranë Seattle.

Sacramento, kryeqyteti i Kalifornisë, i cili nuk pa asnjë reshje nga marsi deri në shtator, pa një rekord të të gjitha kohërave 5.44 inç (14 centimetra), sipas një përditësimi të së hënës nga Shërbimi Kombëtar i Motit.

Reshjet e dendura të borës kanë goditur gjithashtu vargun malor të Sierra Nevada, ndërsa fronti i motit u drejtua drejt lindjes.

Shiu ka rënë në tokat e thata të Shteteve të Bashkuara perëndimore të goditura nga thatësira, një situatë e përkeqësuar nga efektet e ndryshimeve klimatike.

Kalifornia është prekur prej disa vitesh nga flakët gjithnjë e më të shumta dhe shkatërruese, dhe me një zgjatje të dukshme të sezonit të zjarreve.

Në fund të korrikut, sipërfaqja e djegur  u rrit me 250 për qind krahasuar me vitin 2020, që në vetvete ishte tashmë një nga vitet më të këqija për sa i përket zjarreve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *