Pas Ukrainës edhe Gjeorgjia kërkesë BE-së: Të na garantohet statusi i vendit kandidat

19:32 02/03/2022

Gjeorgjia, një ish-shtet sovjetik në brigjet lindore të Detit të Zi do të aplikojë në mënyrë të menjëhershme për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Deklarata është bërë nga partia në pushtet, “Ëndrra Gjeorgjiane”.

Kjo lëvizje vjen një ditë pasi Parlamenti Europian mbështeti kërkesën e Ukrainën për të aplikuar për anëtarësimin në BE.

Kryetari i partisë në fjalë, Irakli Kobakhidze u tha reporterëve se do i bënte thirrje Bashkimit Europian që të rishikonte aplikimin në mënyrë urgjente “dhe të merrte një vendim për t’i garantuar Gjeorgjisë statusin e vendit kandidat”.

Në Gjeorgji ka pasur protesta masive kundër pushtimit rus në Ukrainë. Rusia ka kontrolluar dy rajone gjeorgjiane, Osetinë e jugut dhe Abkhazia-n që prej vitit 2008, kur forcat ruse dëbuan trupat gjeorgjiane. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.