Pas vendimit të EMA-s/ Kryeministri Italian e konfirmon: Nga e premtja rinisim vaksinimin e popullsisë me AstraZeneca

ITALI
Pas vendimit të Agjencisë Evropiane të Barnave, e cila tha sot se nuk ka asnjë provë që vaksina AstraZeneca shkakton mpiksje të gjakut, Italia, një nga shtetet që e kishte pezulluar injektimin e kësaj vaksine në popullatë, do të rinisë procesin e vaksinimit.

Këtë e ka konfirmuar kryeministri i këtij shteti, Mario Draghi, i cili ka sqaruar se fushata do të rifillojë të premten. Po ashtu, gjatë ditës, në një deklaratë për mediat nga qyteti i Bergamos, ku kujtoi të vdekurit nga COVID-19, Draghi tha se procesi nuk do të ndalojë, përkundrazi do të nisë me ritme të shpejta, sido që të jetë vendimi i EMA-s (Agjencisë Evropiane të Barnave).

Kujtojmë, se këto ditë është spekuluar se vaksina AstraZeneca shkakton mpiksje të gjakut. Për këtë arsye, vende si Holanda, Gjermania, Spanja, Franca, Italia, Bullgaria etj, pezulluan përkohësisht përdorimin e tyre. Megjithatë, edhe pse shtetet ndërmorën këtë vendim, OBSH dhe EMA, kanë ripërsëritur disa herë që nuk ka asnjë provë që vaksina e AstraZenecas shkakton mpiksje të gjakut.

Deri më tani, kjo vaksinë është përdorur për 17 milionë persona, në mes të Britanisë së Madhe dhe vendeve Evropiane dhe rastet e mpiksjes së gjakut deri më tani kanë qenë rreth 37 persona, një numër i papërfillshëm sipas ekspertëve, pasi mund të ndodhë dhe në kushte normale. Por pak orë më parë, EMA pas disa ditësh hetimet doli në konkluzionin se vaksina e Oxford-AstraZeneca nuk shkakton mpiksje të gjakut, e për këtë arsye, nxiti shetet që të rinisin vaksinimin e popullsisë me këtë vaksinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *