Pas vendimit të Gjykatës, Sali Berisha përkujton kryengritjen e Kavajës: Të bashkuar rreth idealeve të lirisë






Sali BErisha aktiviteti KavajeIsh-kryeministri Sali Berisha pas dy vizitave në selinë blu një ditë më parë dhe vendimit të gjykatës e cila njohu statutin e Kuvendit të 11 dhjetorit, ka përkujtuar sot 31 vjetorin e kryengritjes në qytetin e Kavajës.

Berisha ka postuar në facebookun e tij foto nga aktiviteti i Partisë Demokratike në Kavajë, teksa ka dhënë mesazhe të bashkimit të kësaj force.

Ish-kryeministri Sali Berisha thekson se: Sot kete ngjarje herioke e perkujtuan demokratet e Kavajes te bashkuar rreth idealeve te lirise, demokracise te martirit te pare te demokracise Josif Budes dhe trimave e guximtareve antikominste te Kavajes qe shkruan me 25-26 mars te vitit 1991 nje faqe te ndritur ne historine e qendreses se shqiptareve per liri dhe dinjitet njerezor”.

Statusi i plotë i Sali Berishës

Sot te bashkuar demokratet e Kavajes nderojnë 31 vjetorin e 25-26 marsit te kryengritjes antikomuniste te Kavajes!

Te dashur miq, ne historine e levizjes antikomuniste shqiptare 25-26 Mars te vitit 1990 jane data historike. Me 25-26 mars te vitit 1990 te rinjte antikomuniste dhe qytetaret e Kavajes u ngriten ne nje kryengritje te vertete antikomuniste u dhe shnderruan me 25 mars ndeshjen midis skuadres se Partizanit dhe ekipti te qytetit ne stadiumin Besa ne nje ndeshje midis te rinjve guximtare e trima te Kavajes, me thirrjet “Poshte Diktatura, Liri Demokraci, Enver Hitler”, me fallangat terroriste te diktatures staliniste. Keto thirrje u shoqeruan me hedhjen ne fushe te qindra vellimeve te veprave te Diktatorit. Pas kesaj ndeshje epike qe nisi ne stadium vazhdoi ate dite dhe te nesermen ne rruget dhe sheshet e Kavajes.

Rregjimi arrestoi dhe torturoi e burgosi me dhjetra e dhjetra te rinj antikomuniste por ndeshjen e fitoi Kavaja heroike, e cila me kryengritjen e saj drodhi themelet e diktatures dhe çliroi qytetin prej saj.

Sot kete ngjarje herioke e perkujtuan demokratet e Kavajes te bashkuar rreth idealeve te lirise, demokracise te martirit te pare te demokracise Josif Budes dhe trimave e guximtareve antikominste te Kavajes qe shkruan me 25-26 mars te vitit 1991 nje faqe te ndritur ne historine e qendreses se shqiptareve per liri dhe dinjitet njerezor.

Nderim dhe lavdi te gjithe atyre te rinjve, burrave dhe grave te Kavajes qe organizuan  e moren pjese ne kryengritjen antikomuniste te marsit 1990 dhe qe qendruan te pamposhtur para dhunes, terrorit, torturave te policise terroriste  te regjimit diktatorial.

Rrofte Kavaja Heroike.

Aktiviteti neKavaje1 Aktiviteti neKavaje

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.