
Pas publikimit të videoskandalit ku kryente marrëdhënie seksuale në zyrë dhe dorëheqjes së tij, arrestohet ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici.
Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur me urdhër të SPAK dhe se ndalimi i tij është bërë në një lokal pranë banesës së tij në kryeqytet.
Pavarësisht se fillimisht SPAK nisi hetimet kryesisht në lidhje me akuzën “Shpërdorim detyre” pas publikimit të videoskandalit, sot i janë vënë prangat nën akuzën “Korrupsion pasiv” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, pasi në videon e plotë të publikuar dilte në pah biseda e tij me gruan me të cilën kryente marrëdhënie, për një tender për sterilizimin e qenve.
Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije se nënë akuzën për “Korrupsion Pasiv”, Gjici rrezikon deri në 7 vite burg, por se kjo varet nga ajo se si do të shkojë çështja ndaj tij.
“SPAK iu drejtuar Gjykatës së Posaçme për të arrestuar Gjicin e përfshirë në një skandal seksual pak ditë më parë.
Në momentin që u publikua videoja SPAK nisi hetimin për shpërdorim detyre, por pas publikimit të videos së gjatë ku bisedohej edhe në lidhje me një tender për sterilizimin e qenve.
Më pas nisën hetimet për korrupsion pasiv.
Gjici është arrestuar pikërisht nën një akuzë të tillë. Ai u ndalua nën ambientet e një lokali pranë shtëpisë së tij tek Vilat Gjermane.
SPAK nga hetimet ka rezultuar se ka siguruar prova që e implikojnë në veprën penale të korrupsionit”, tha gazetarja Lala.
Pas arrestimit të Safet Gjicit, është lënë në “Arrest Shtëpie” gruaja e cila shfaqej në videon seksuale në zyrën e bashkisë.
Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se Prokuroria e Posaçme ka konfirmuar se edhe gruaja është marrë e dyshuar për veprën penale për korrupsion, por është caktuar masa arrest shtëpie në Durrës, kjo pasi ka një fëmijë të mitur. Nga hetimi rezulton se pas aktit seksual me Gjicin, gruaja ka kërkuar favore pune.
Kujtojmë se videoja u filmua nga vetë vajza, e cila është identifikuar si shtetasja Alma.K. Ajo është marrë gjithashtu në pyetje nga SPAK, ku ka dhënë shpjegimet e saj se cilat ishin raportet me Gjicin.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al