Pas zgjedhjes së kryeparlamentarit të ri, mbahet sot seanca për formimin e Qeverisë së re të Kosovës

Pas seancës konstituive të legjislaturës së VIII-të të Kuvendit të Kosovës, ditën e sotme pritet të formohet Qeveria e re, e dalë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Mediat kosovare raportojnë se seanca pritet të nisë në orën 17:00, ndërsa para mbajtjes së seancës do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës.

Sot u bë konstituimi i legjislaturës së VIII-të të Kuvendit të Kosovës, ku në krye të saj u zgjodh Glauk Konjufca nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), i cili mori edhe drejtimin e Presidencës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *