Pasagjeri “trazon” të gjithë avionin, tenton të futet në kabinën e pilotit dhe…

Momente paniku janë regjistruar një ditë më parë në SHBA, më konkretisht gjatë fluturimit të linjës ajrore “Delta Air Lines”, nga Los Angeles në drejtim të Nashville. Mediat e huaja shkruajnë se një pasagjer, ka nisur të përshkojë të gjithë hapësirën e aeroplanit e ka tentuar të futet në kabinën e pilotit.

Kjo ka bërë që avioni të devijonte destinacionin fillestar, duke bërë zbritje të detyrueshme në New Mexico.

Sipas mediave një pasagjer në fluturim postoi video të incidentit në Twitter dhe tha se fluturimi duhej të bënte një ulje emergjente sepse një pasagjer “u përpoq të rrëmbente aeroplanin”. Boeing 737-900 mbante 162 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.

Sakaq, mësohet se autori i kësaj situate është arrestuar nga policia, ndërsa identiteti i tij nuk bëhet i ditur prej tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *