“Pasaporta e Gjelbër”/ Protesta masive në 150 qytete në Francë, “blindohet” Parisi, jelekverdhët marrin kontrollin e turmave

Qytetarët në Francë vazhdojnë protestat për” Kalimin e Gjelbër” për të katërtën e fundjavë.

Sipas autoriteteve protesta po zhvillohen në 150 qytete në Francë.

Protestat vijnë një ditë pas thirrjes së re për vaksinim të nisur nga Presidenti Emmanuel Macron, kur 65.9% e francezëve morën të paktën një dozë.

P;
P;

Nga e hëna në Francë do t’ju duhet Green Pass, një certifikatë shërimi nga sëmundja për të hyrë në bare dhe restorante, teatro, parukeri, ose për të bërë një udhëtim në distanca të gjata me aeroplanë, trena ose autobusë.

Ministria e Brendshme tha se 204,000 njerëz morën pjesë në protesta. Tre mijë policë u vendosën vetëm në Paris, një mobilizim “krejtësisht i ri” për periudhën e verës.

P;;
P;;

Shqetësimi më i madh, shpjeguan burimet e policisë, është demonstrata e udhëhequr nga “jelekët e verdhë” Nejeh Ben Farhat, e cila filloi nga stacioni i metrosë Pont de Neuilly dhe u drejtua për në Place du Chatelet, në qendër të kryeqytetit francez. Policia ka mbyllur hyrjen në Elysée dhe ka vendosur një numër të madh policish me mjete kundër trazirave përgjatë Champs Elysees.

Në Nice, disa qindra demonstrues, të mbledhur në fund të mëngjesit në Place Massena, ecën nëpër qytet duke brohoritur parulla kundër “diktaturës” dhe “regjimit totalitar.

Në Lyon, qendra historike është izoluar nga frika e përsëritjes së trazirave të javëve të kaluara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *