Pasaporta shëndetësore, negociata intensive në prag vere

Negociatat për certifikatën shëndetësore europiane rifillojnë sot në mbrëmje mes eurodeputetëve dhe përfaqësuesve të shteteve anëtare dhe koha po kalon për të afruar pikëpamjet mbi këtë pasaportë që duhet të jetë operacionale para fundit të qershorit.

Propozimi për një rregullore që krijon këtë certifikatë synon të krijojë një kornizë të harmonizuar për të lehtësuar lëvizjen e lirë brenda BE-së gjatë sezonit turistik veror, kur disa vende kanë filluar tashmë të vendosin iniciativa të tilla.

Dokumenti duhet të vërtetojë që mbajtësi i tij është vaksinuar, ka kaluar një test negativ ose është imun pasi është infektuar me COVID-19.

Por, ka dallime midis Parlamentit Europian dhe Këshillit, një institucion që përfaqëson shtetet anëtare.

“Tani për tani, ka ende shumë pyetje të hapura”, theksoi deputeti gjerman Birgit Sippel.

Parlamenti Europian kërkon që testet të jenë falas, gjë që refuzohet nga disa shtete anëtare për shkak të kostos që sjell kjo masë për financat e tyre.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *