Pasardhësi i Merkelit pranon plagjiaturën

18:36 31/07/2021

Armin Laschet ka kërkuar ndjesë publike

Armin Laschet, i përfolur si pasardhësi i Angela Merkel në drejtimin e Gjermanisë  ka kërkuar falje publike pasi ka pranuar se ka kryer plagjiaturë.

Bëhet fjalë për një libër mbi emigracionin të cilin ai e shkroi në vitin 2019 dhe ku nuk ka deklaruar burimin e të dhënave.

Ishte padyshim një gabim për të cilin unë jam përgjegjës. Kjo është arsyeja pse unë dua të kërkoj falje”, u shpreh ai .

Ndjesa publike e politikanit gjerman vjen pak javë përpara se kundërshtarja e tij për drejtimin e Gjermanisë, Analena Barbok, nga Partia e Gjelbër, pranoi se edhe ajo kishte kryer plagjiaturë në disa botime të saj duke mos cituar si duhet burimet.

Plagjatura shihet me përbuzje nga opinioni publik në Gjermani dhe vitet e fundit mjaft politikanë janë detyruar të tërhiqen.

Përkrahja e politikanit 60-vjeçar është gjithnjë e më shumë në rënie për shkak të situatave të pakëndshme që është gjendur së fundmi.

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani do të mbahen më 26 shtator.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *