Pasardhësi kuqezi i Strakoshës është gati të largohet: Reina “çun flori”, tallet edhe me mua








Prej një viti, Thomas Strakosha nuk është i vetmi futbollist i përfaqësueses shqiptare në radhët e skuadrës së parë të Lacios. Përkrah tij është stërvitur Marko Alia, i cili ka qenë shpesh në stol për kryeqytetasit, në disa ndeshje edhe si portier i dytë. Në klubin bardhekaltër e shohin atë si një lojtar me shumë të ardhme, por Alia tashmë është i ndërgjegjshëm se duhet të fillojë të mendojë të aktivizohet në futbollin e të rriturve. Ndaj në faqen zyrtare të klubit, ai ka lëshuar një deklaratë të qartë ku shpjegon se pse mendon të kërkojë huazimin në këtë edicion.

marko alia

“Duhet punuar ende shumë. Ka disa risi por ndjehem mirë. Ajo që bëjmë me përgatitësin e portierëve është e rëndësishme por ajo që ndodh gjatë një ndeshje është e ndryshme. Puna me sulmuesit është thelbësore.

Ndjej se jam rritur nga pikëpamja teknike. Edhe pse nuk kam luajtur, prej muajsh stërvitem me lojtarë të nivelit shumë të lartë. Jam rritur edhe në aspektin mendor. Kur ndan të njëjtin ambient me disa kampionë, nuk mund të bësh tjetër veçse të përmirësohesh. Futbolli i të rriturve është thelbësor nëse dëshiron të rritesh. Portierët e Lacios janë të gjithë djem të thjeshtë që punojnë shumë. Ata mund të më mësojnë shumë. Adamonis është shoku im i dhomës, flasim shumë bashkë. Ndërsa Reina është një çun flori i cili në stërvitje qesh e tallet shumë edhe me mua. I japim kurajë të gjithë njëri-tjetrit.

E ardhmja? Duhet të kuptoj çfarë do të ndodhë me karrierën time. Pas një viti mendoj se është e drejtë të nisem në huazim që të bie në sy në ndonjë vend. Cilido qoftë destinacioni im, e di që mund të bëj mirë dhe të luaj kartat e mia”, janë fjalët e portierit shqiptar.

PANORAMASPORT:AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *