“Pashë një lot në faqen e policit”- Yuri Kim ndan mesazhin e ambasadorit të parë amerikan: Le të mos harrojmë, SHBA-ja dhe Shqipëria gjithnjë e mbajnë njëra-tjetrën afër 









Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka shpërndarë në rrjetet sociale një mesazh të ambasadorit të pare amerikan në Shqipëri William Edwin Ryerson.

yuri kim4

Në mesazhin e publikuar nga Yuri Kim,  diplomati Ryerson sjell në kujtesë momentin prekës kur një polici shqiptar i rridhnin lotët, teksa dëgjonte fjalët e Sekretarit Baker se “Ne jemi me ju dhe ju jeni me ne”.

Ky moment tregues i rrëfyer nga Ambasadori Ryerson është po aq i fuqishëm, i rëndësishëm dhe i vërtetë sot sa ishte 30 vjet më pare”, shkruan Yuri Kim.  Mesazhi i ambasadores Kim: Ndërsa po i afrohemi fundit të vitit 2021, i cili shënon 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, doja të ndaja këtë mesazh të Ambasadorit Ryerson, sidomos duke filluar nga minuta 2:09: “Një nga momentet më treguese ndodhi gjatë vizitës së Baker-it. Ndërsa Sekretari po fliste, unë po qëndroja pranë makinave të autokolonës, pranë një polici shtatlartë e të ngyrsur. Ndërsa Baker tha “Ne jemi me ju dhe ju jeni me ne”, pashë një lot të rridhte në faqen e atij polici”. Ky moment tregues i rrëfyer nga Ambasadori Ryerson është po aq i fuqishëm, i rëndësishëm dhe i vërtetë sot sa ishte 30 vjet më parë. Le të mos harrojmë. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gjithnjë e mbajnë njëra-tjetrën afër“, thuhet në postimin e Yuri Kim.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.