Pashka ortodokse festohet nëpër botë

12:28 02/05/2021

Besimtarët marrin nëpër kisha, flakën e shenjtë të Jeruzalemit

Të krishterët ortodoksë në gjithë globin festojnë këtë të diel, ditën që përkujton ngjalljen e Krishtit.

Besimtarët mbushën kishat në Greqi. Sipas traditës, veç meshës ata morën edhe flakën e ardhur nga varri i shenjtë i Jeruzalemit, atje ku besohet se Krishti u varros të Premten dhe u ngjallë të Dielën për t’u përjetësuar, një simbolikë që lidhet me faljen e mëkateve dhe shuarjen e të këqijave për njerëzimit dhe ngjalljes së jetës dhe shpresës së re.

Nga varri i shenjtë, klerikët e përhapin më pas flakën në të gjithë kishat e vendeve me shumicë të krishtere ortodokse, veç Greqisë, në Serbi, Maqedoni të Veriut, Bullgari, Ukrainë, Bjellorusi e Rusi.

Ritualeve fetare në Moskë iu bashku edhe presidenti rus Vladimir Putin, i cili mori pjesë në meshën në Katedralen e Madhe të Krishtit Shpëtimtar nën drejtimin e Patriarkut të Kishës Ruse Qirill.

Tv Klan

Për rezultatet e zgjedhjeve 2021 vizitoni rezultatet.tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *