Pashkët e “izoluara” në Europë

17:30 02/04/2021

Parizienët ikin nga qyteti para se masat e reja të hyjnë në fuqi

Vetëm disa orë para se masat e reja të hyjnë në fuqi në Paris, qytetarët shfrytëzuan rastin për t’i festuar Pashkët jashtë kryeqytetit.

Ata mbushën stacionet e trenave për t’u larguar para se bllokimi një mujor të filloj në të gjithë Francën. Në fillim të javës atyre u jepet edhe një tjetër mundësi për t’u kthyer, ndërsa në vazhdim lëvizja kufizohet në një rreze jo më të gjerë se 10 kilometra nga vendbanimi. Franca vijon të ketë rritje të infektimeve me gati 50 mijë raste numri më i lartë se çdo vend tjetër europian.

Në Belgjikë, qeveria mbylli shkollat. Pas rritjes së infektimeve qeveria ka ndaluar udhëtimet e parëndësishme brenda dhe jashtë vendit. 

Spanja mbetet nën një gjendje të jashtëzakonshme e cila i është nënshtruar një shtetrrethimi brenda natës që ndryshon nga rajoni në rajon. Udhëtimi midis rajoneve të ndryshme nuk lejohet përveç për arsye emergjence, duke u mohuar shumë spanjollëve festimet e Pashkëve.

Në Greqi, vala e tretë e përhapjes së infektimeve po rezulton edhe më e rëndë se e dyta. Prej 3 ditësh rastet e reja janë në nivele rekord, gati 3 500 infektime. 

Në situatë të rëndë vazhdon të jetë Polonia, ku ky 24-orësh shënoi rekord të ri negativ të pandemisë me mbi 35 mijë raste infektimesh ditore.

Udhëtimi brenda dhe jashtë Gjermanisë është i lejuar, por udhëtarët duhet të sigurojnë një test negativ Covid. E gjithë Italia do të jetë zonë e kuqe gjatë fundjavës së Pashkëve, ku nuk lejohet të udhëtosh përtej qyteteve dhe rajoneve.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *