Pashkët, Papa lutet për paqe në Ukrainë

20:20 16/04/2022

Simbolika e mbajtjes së kryqit nga dy ukrainaset

Përfundimi i luftës në Ukrainë ishte mesazhi i kryesor i Papa Françeskut gjatë ceremonisë të së Premtes së Madhe të Pashkëve. Mbi 10 mijë besimtarë ishin të pranishëm në sheshin e Koloseut të Romës, pas dy vitesh mungese prej pandemisë.

“Ktheji zemrat tona rebele në zemrën tënde, që të mësojmë të ndjekim projektet e paqes; bëji kundërshtarët që të shtrëngojnë duart e të gëzojnë faljen reciproke; ç’armatose dorën e ngritur të vëllait kundër vëllait, që aty ku ka urrejtje, të mund të lulëzojë harmonia”.

Në fund të rrugëtimit, Kryqin e Shenjtë e kanë mbajtur në mënyrë simbolike një ukrainase dhe një ruse. Irina dhe Albina kanë mbajtur së bashku kryqin duke dhënë mesazhe paqeje në një moment ku agresioni rus në Ukrainë po shkakton çdo ditë me qindra e mijëra viktima.

Besimtarët katolikë në mbarë botën do të festojnë mesnatën e sotme Ringjalljen e Krishtit.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.