Pasi refuzoi çmimin “E moshuara e vitit”, Mbretëresha Elizabeth e frikësuar për shëndetin e saj, anulon udhëtimin në Irlandë

“Mbretëresha ka anuluar një udhëtim në Irlandën e Veriut dhe ka pranuar këshillën mjekësore për të pushuar për ditët e ardhshme”- tha sot Buckingham Palace.

Mbretëresha 95 vjeç, thuhet se nuk është në gjendje të kryejë udhëtimin dy-ditor, i cili do të fillonte sot. Monarku ishte caktuar të vizitonte Hillsborough, County Doën sot, ku ishte planifikuar të takohej me vendasit dhe fëmijët e shkollës pasi fshati u emërua zyrtarisht Royal Hillsborough.

Ajo gjithashtu do të merrte pjesë në një shërbesë kishtare në Armagh të enjten për të shënuar njëqindvjetorin e formimit të Irlandës Veriore.

Një ditë më parë mbretëresha ka refuzuar edhe çmimin “E moshuara e vitit” pasi sipas saj nuk i plotësonte kriteret.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *