Pasi u argëtuan, talebanët i vënë zjarrin parkut të lojërave

11:33 20/08/2021

Një grup talebanësh që u filmuan duke u argëtuar në një park lojërash pasi morën kontrollin e Afganistanit, këtë qendër tashmë e kanë shndërruar në hi.

Sipas disa videove në Twitter, thuhet se talebanët e kanë djegur këtë qendër të lojërave, aty ku u zbavitën duke bërë xhiro me makinat elektrike. Arsyeja e djegies besohet të kenë qenë disa statuja brenda këtij parku që ishin fyese ndaj Islamit.

Në pamje shihet në flakë i gjithë parku argëtues. Talebanët tashmë kontrollojnë gjithçka. Që prej të hënës, ata patrullojnë edhe Kabulin. Talebanët arritën të merrnin kontrollin e Afganistanit pas një lufte 20-vjeçare. /tvklan.al


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *