Pasioni, sensualiteti i çojnë marrëdhëniet në një nivel më të lartë, ja parashikimi i fatit për këtë javë

Java na ndihmon të marrim frymë teksa largohemi ngadalë nga një periudhë me intensitet të madh. Më 12.07 trekëndëshi i Merkurit në Gaforre me Jupiterin tek Peshqit favorizon komunikimin ndërsa rritet optimizmi dhe nevoja për kontakt me njerëz nga mjedisi familjar. Ndjeshmëria dhe gatishmëria për të kuptuar nevojat e të dashurve tuaj do të çojnë në diskutime që do të qetësojnë plagët e së shkuarës . Çështjet dhe plagët e së kaluarës mund të mbyllen një herë e mirë nga kjo javë e në vazhdim, pasi kemi vullnetin për t’iu afruar atyre përreth me një qëndrim pozitiv.
Më 13.07 Afërdita në krah me Marsin në Luan shkakton tërheqje të fortë dhe emocione në nivelin personal. Sfera sentimentale rritet ndjeshëm dhe është e sigurt që do të kërkojmë të shijojmë momente pasioni me personin që luan një rol shumë të rëndësishëm në jetën tonë. Fakti është se do të ketë sjellje impulsive dhe do ju duhet të jeni të kujdesshëm për të shmangur keqkuptimet. Por kjo gjendje është e përshtatshme që ne t’i përkushtohemi emocionalisht partnerit ose një njohjeje të re, që mund të nxjerrë në pah emocionet dhe sensualitetin në jetën tonë. Në anën financiare, duhet t’i kushtojmë vëmendje shpenzimeve pasi është e lehtë të largohesh për shkak të nevojës për kënaqësi personale, të prishësh një ekuilibër të krijuar me shumë mund në ceshtjen financiare.
Më 15.07 nje trekëndësh që bën Diellin në Gaforre me Neptunin tek Peshqit forcon nevojën e mendjes për t’u marrë me objekte dhe kërkime më të thella që mund të na shqetësojnë, ndikime pune, apo diçka tjetër që kerkojnë zgjidhje. Eshtë e rëndësishme të zhvilloni intuitën, mirëkuptimin dhe ndjeshmërinë që do të funksionojnë në mënyrë çliruese në një nivel psikologjik. Plagët e së kaluarës në lidhje me familjen mund të mbyllen lehtë pasi ekziston mundësia dhe mirëkuptimi, që janë të nevojshme në mjedisin në të cilin jetoni.
Më 18.07 kundërshtimi i Diellit në Gaforre me Plutonin në Bricjap mund të jetë një provë psikologjike, pasi intensifikon keqkuptimin dhe vështirësitë . Duhet të jeni të kujdesshëm në marrëdhëniet familjare dhe jetën profesionale pasi mund të ndjeheni të presionuar nga ata që ju rrethojnë. Në të njëjtën kohë, është e mundur të ndieni pasiguri që ju vështirëson dhe të hyni në një lojë kontrolli që do të aktivizojë atmosferën në një mjedis të njohur dhe profesional. Dita nuk është e përshtatshme për vendime te rëndësishme dhe ka shumë të ngjarë të keni probleme me vonë me çështje të ndryshme prandaj bëni kujdes në këtë datë.
Dashi
Java fillon me një trekëndesh mjaft pozitiv me Mërkurin qe ndodhet në Gaforre dhe Jupiterin në shenjën e Peshqve. Kjo tregon se do të jetë një javë mjaft pozitive në çështjet e rëndësishme që ju shqetësojnë. Në fundjavë një tjetër trekëndësh që realizohet me Diellin dhe Neptunin do ju ndihmojë shumë në çështjet e punës dhe të ekonomisë. Ditët e fundit të javës do jenë shumë të mira në rast se doni të afroni dikë dhe të zgjidhni një keqkuptim, që është krijuar më një mik.
Dashuria
Këndi që bën Mërkuri me Jupiterin do të thotë se Komunikimi me partnerin tuaj nuk do të ketë probleme këtë javë, në 13/7takimi i Afërditës /Marsi nga shenja e Luanit mund t’ju sjellë një njohje apo lidhje të rëndësishme në jetën tuaj. Do të keni mundësinë të zgjidhni dhe disa nga keqkuptimet që kishit periudhën e kaluar. Në rast se do bëni një njohje të re gjatë javës do duhet të mbani vath në vesh fjalë të mëdha dhe premtime.
Puna
Një javë e mirë fillon në lidhje me punën dhe çështjet ekonomike. Ditët e para të javës do ju duhet ti kushtoni më tepët vëmëndje detyrimeve tuaja profesionale, por edhe cështjeve të punës që keni marrë përsipër, pasi ka shumë gjasa që eproret t’ju bëjnë një ofertë dhe ju nuk do mundeni ti pergjigjeni. Mbyllni çështjet e hapura që mund të keni në këtë javë. Një trekëndësh që realizon Dielli me Neptunin më datë 15|7 ju ndihmon per te stabilizuar punen tuaj dhe çështjet që lidhen direkt me ekonominë tuaj. Kujdes duhet të bëni me datë 17/7 sepse ka lidhje me kolegët tuaj, anashkaloni debatet.
Demi
Java fillon me një trekëndësh mjaft pozitiv me Mërkurin që ndodhet në Gaforre dhe Jupiterin në shenjën e Peshqeve. Keni mundësi të bëni takime me persona kyç në punen tuaj dhe kontrata të rëndësishme. Eshtë një kohë e përshtatshme për rritje rroge dhe kjo ju ndihmon te jeni mjaft pozitiv. Ne fundjave me date 17/7 Dielli bën një kënd të vështirë me Plutonin, është mirë që të keni kujdes, kryesisht informatat që merrni por edhe ato që jepni, mund të mos përputhen me realitetin.
Dashuria
Nëse jeni në një lidhje serioze apo njohje, kjo javë është ideale sepse tregon se do të ekzistojnë mundësi të zgjidhni situate të vështira që kishit me partnerin tuaj. Nëse jeni beqar/e , shmangni ngatërresën e një njohje që kishit në të shkuarën, sepse mund te ngatërrohen gjerat me një njohje, që mund të bëni këtë javë. Sidomos në fundjave në 17/7 duhet të jeni të vëmendshëm për shkak të një këndi të veshtirë të Diellit me Plutonin.

Puna
Këtë javë duket se do të lini disa çështje që lidhen me punën pasi diskutimet dhe kontaktet me miqtë dhe të dashurit tuaj do të jenë në interesin tuaj! Mos harroni se kjo do të jetë një javë shumë e dobishme për sa i përket komunikimit, prandaj ia vlen të përfitoni nga klima e mirë e komunikimit që do të ekzistojë për të zgjidhur disa çështje biznesi.
Binjakët
Fillon një javë produktive dhe shumë komunikuese në aspektin astrologjik për ju, që do të zhvillohet dhe do të krijojë një atmosferë shumë të mirë në çështjet që kanë të bëjnë me punën dhe ekonominë tuaj. Duket se do të përqendroheni në çështje që lidhen me sektorin financiar dhe në fakt trekëndëshi midis Merkurit në shenjën e Gaforres dhe Jupiterit tek Peshqit do të ofrojë ndihmë të konsiderueshme në zgjidhjen e tyre. Në fund të javës, një aspekt tjetër pozitiv midis Diellit dhe Neptunit mund të sjellë ide, të cilat nëse zbatohen do të sjellin fitime dhe madje mund të çojnë në marrëveshje të reja biznesi.
Dashuria
Në mes të javës, takim Afërditës / Marsin në shenjën e Luanit tregon se ka shumë të ngjarë që njohje të reja të vijnë përmes miqve, të njohurve dhe madje edhe përmes të afërmve! Nëse jeni të palidhur duket se kjo javë do të ketë shumë lëvizshmëri emocionale. Nëse jeni tashmë në një lidhje, përfitoni nga raportet e mira që do të ekzistojnë midis jush dhe partnerit tuaj dhe ndikimi pozitiv i komunikimit e bën marrëdhënien tuaj më publike!
Puna
Këndet astrologjike që realizohen në këtë javë do t’ju ndihmojë të theksoni çështjet që lidhen me punën, por edhe me çështjet që lidhen me sektorin financiar. Trekëndëshi i Merkurit me Jupiterin si dhe trekëndëshi i Diellit me Neptunin do ndihmojë veçanërisht në zgjidhjen e çështjeve profesionale dhe ju nuk do ta kuptoni lodhjen dhe zgjidhjen e problemeve. Një marrëveshje profesionale mund të jetë në mesjavë dhe ju do të dilni te fituar prej saj.
Gaforrja
Atmosfera midis jush dhe të tjerëve këtë javë duket se do të jetë shumë e mirë, gjë që do të ndihmojë në zgjidhjen e çështjeve dhe diskutimeve specifike. Trekëndëshi i Merkurit që është në shenjën tuaj me Jupiterin në shenjën e Peshqve tregon se përveç komunikimit, udhëtimeve favorizohen edhe këtë javë! Trekëndëshi i Diellit me Neptunin përforcon mundsitë për një udhëtim relaksi afër ose larg me të dashurit tuaj! Në fund të javës për shkak të kontrastit Diell/ Pluton duhet t’i kushtoni vëmendje disa takimeve, që do të keni pasi ato mund të prishin klimën e qetë..
Dashuria
Komunikimi do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në zgjidhjen e çështjeve midis jush dhe partnerit tuaj. Duket se aftësitë tuaja të komunikimit mund të bëjnë mrekulli. Nëse jeni beqar/beqare duket se trekëndëshi Mërkur/Jupiter do t‘ju ndihmojë që ta keni më të lehtë të afroheni me dikë që ju intereson dhe të merrni pozitivitetin që ëndërroni. Nga fundi i javës me trekëndëshin e Diellit me Neptunin, do të krijohet një atmosferë romantike, e cila do të ndihmojë ne një lidhje.
Puna
Fillon një javë e favorshme që do të sjellë mundësi veçanërisht në pjesën financiare të disa çështjeve profesionale. Trekëndëshi i Merkurit me Jupiterin (13/7) tregon se do të keni mundësi të negocioni në favorin tuaj çdo çështje profesionale dhe financiare që del në pah dhe fitoni diçka. Në të njëjtën ditë, do të realizohet takimi me Afërdite/Mars në shenjën e Luanit, e cila nga njëra anë tregon se mund të ketë të ardhura shtesë, por nga ana tjetër tregon se nevojat dhe dëshirat tuaja mund të rriten në vazhdim!
Luani
Ne këtë javë do ta ndjeni veten që duhet të mendoni dy herë për disa gjëra që do të keni, që lidhen me takime të rendësishme pune. Trekëndëshi i Mërkurit në shenjën e Gaforres me Jupiterin tek Peshqit ju nxit të dëgjoni intuitën tuaj, pasi do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në vendimet tuaja. Edhe këto ditë janë të dobishme nëse duhet të merreni me çështje që lidhen me huatë, sigurimet dhe çështjet e sektorit financiar në një kontekst më të përgjithshëm. Në fund të javës kontrasti Diell/Pluton tregon se duhet t’i kushtoni kohë vetes dhe veçanërisht pushimit.
Dashuria
Kjo javë do të jetë një javë shumë e favorshme për çështje që lidhen me fushën romantike, këndi Afërdita/Mars që do të zhvillohet në shenjën tuaj. Flirtet dhe surprizat në jetën tuaj personale mund të realizohen për ju. Nëse jeni në një lidhje, momentet me partnerin tuaj do ta stabilizojnë lidhjen tuaj, pasi në një farë mënyre duket se do të dilni nga rutina dhe do bëni gjëra të reja. Nëse jeni të lirë këto ditë ka shumë të ngjarë që të fillojë një flirt i ri, i cili do të krijojë një atmosferë shpërthyese në jetën tuaj personale!
Puna
Çështjet e lidhura me punën duket se ju zënë më shumë kohë gjatë gjysmës së dytë të javës. Trekëndëshi Diell/Neptun që zhvillohet më 15/7 do të forcojë intuitën tuaj dhe do t’ju vendosë në procesin e përqendrimit me disa detaje në lidhje me çështjet e punës. Me kontrastin Diell / Pluton do të duhet të keni kujdes nga keqkuptime , pasi në disa raste mund t’ju çojë aty ku juve doni, por në të tjera duket se mund t’i bëni padrejtësi pa dashje disa njerëzve tëtjer. Analizoni mir cdo informacion që merrni.
Virgjëresha
Fillon një javë veçanërisht e dobishme dhe komunikuese, një kënd ideal mes Merkurit në shenjën e Gaforres dhe Jupiterit tek Peshqit (13/7) që do ju ndihmojë shume në atmosferën e mirë te komunikimit. Ky aspekt ndihmon kontaktet me shumë njerëz dhe njohje të reja dhe do ju sjellë në qendër të interesit të të tjerëve. Nga fundi i javës trekëndëshi Diell/Neptun do të rrisë ndjeshmërinë tuaj dhe do të krijojë një atmosferë shumë të ngrohtë midis jush dhe të tjerëve.
Dashuria
Këtë javë do të ketë mundësi për t’u afruar me një person që mund të keni takuar përmes miqve tuaj ose është në mjedisin tuaj të punës dhe ka tërhequr interesin tuaj. Komunikimi dhe çështjet që do të diskutohen do të luajnë rolin e tyre të rëndësishëm në një qasje emocionale. Me takimin mes Aferdites dhe Marsit në shenjën e Luanit, duket se do të ketë disa takime të fshehta me një person për të cilin ju intereson. Mundohuni të shmangni çështjet e së kaluarës pasi kjo mund të rikthejë disa tensione që dikur ekzistonin midis jush dhe partnerit tuaj.
Puna
Një marrëdhënie biznesi ose një partneritet duket se ju intereson shumë këtë javë, por kjo do të jetë për të mirën tuaj. Ka shumë të ngjarë që të ketë mbështetje praktike në një çështje profesionale nga disa prej bashkëpunëtorëve tuaj ose një personi në mjedisin tuaj profesional. Disa diskutime që do të zhvillohen këtë javë mund të përcaktojnë edhe vazhdimësinë e çështjeve profesionale.
Peshorja
Do të fillojë një kënd mjaft pozitiv midis Merkurit në shenjën e Gaforres dhe Jupiterit në shenjën e Peshqve, duke treguar që do ju japin ndihmën e duhur për të zgjidhur me sukses çështjet e përditshme. Eshtë gjithashtu e mundur që disa lajme të këndshme nga mjedisi juaj profesional të vijnë! Keto kënde te favorshme nuk ndalen këtu pasi në 15/7 trekëndëshi i Diellit me Neptunin do të forcojë imagjinatën tuaj dhe do t’ju japë frymëzim dhe kreativitet, duke bërë që të gjeni një terren të përshtatshëm edhe në jetën tuaj të përditshme! Me kontrastin Dielli / Plutoni në 17/7 do t’ju duhet t’i kushtoni vëmendje disa polemikave, që mund të lindin në shtëpi. Bëni pak kujdes dhe gjithshka do të shkojë mirë.
Dashuria
Këtë javë do të ketë disa zhvillime pozitive në një çështje romantike ose ndonjë i/e njohur që ka tërhequr interesin tuaj, pasi takimi Aferdite/ Mars në shenjën e Luanit krijon një favor pozitiv në këtë fushë. Nëse jeni vetëm, ditët janë të përshtatshme për ju që të dilni, të argëtoheni dhe të kaloni një kohë të mirë me të dashurit tuaj dhe përmes atyre mund të bëni disa njohje të reja. Nëse jeni në një lidhje, takimet dhe aktivitetet me miqtë tuaj do të krijojnë momente lumturie dhe gëzimi!
Puna
Çështjet e jetës suaj të përditshme profesionale do të japin një dinamik prezente gjatë kësaj jave, veçanërisht gjatë gjysmës së dytë. Sidoqoftë, trekëndëshi Diell /Neptun tregon se nuk do të hasni ndonjë problem në rregullimin e tyre, pasi mënyra se si i realizoni çështjet e punës dhe idetë që do të keni në lidhje me të, do të ndihmojnë ndjeshëm në përfundimin e saj!
Akrepi
Këtë javë mund të filloni të mendoni për një pushim ose mund të filloni të mendoni për një udhëtim të papritur në një destinacion afër! Trekëndëshi i Merkurit në shenjën e Gaforres me Jupiterin në shenjën e Peshqve do të ndihmojë në zgjidhjen dhe trajtimin e çështjeve që lidhen me udhëtimin, transportin dhe komunikimin me të tjerët. Nga mesi i javës në 15/7 një tjetër aspekt pozitiv mes Diellit dhe Neptunit do të krijojë një atmosferë romantike. Të Shtunën 17/7 kontrasti Dielli / Plutoni ju tregon që të mos lejoni që persona te tretë të futen në biseda të rëndësishme.
Dashuria
Një çështje romantike duket se ka ndikim pozitiv këtë javë dhe trekëndëshi i Merkurit me Jupiterin do të ndihmojë shumë në këtë drejtim. Nëse jeni vetem dhe nuk keni ndonjë lidhje serioze është e mundur që të shfaqet nje person që do t’ju tregojë në çdo mënyrë interesin e tij për ju. Nëse tashmë jeni në një marrëdhënie, mundësia më e mirë për këtë javë është të merrni partnerin tuaj dhe të bëni një udhëtim në një destinacion afër ose në një vend ku ju pëlqen të jeni.
Puna
Punët dhe detyrimet e jetës së përditshme nuk duket se ju prishin drejtimin tuaj këtë javë. Sidoqoftë, do të ketë disa çështje që nuk do të shtyhen për më vonë dhe mund të jetë më e vështirë për t’u zgjidhur. Klima e mirë e komunikimit që do të ekzistojë në punë, si dhe disponimi juaj i mirë do të ndihmojnë ndjeshëm edhe në zgjidhjen e çështjeve profesionale.
Shigjetari
Këtë javë duket se do të shqetësoheni më shumë për çështje që kanë të bëjnë me shtëpinë tuaj dhe të dashurit tuaj. Trekëndëshi midis Merkurit në shenjën e Gaforres dhe Jupiterit në shenjën e Peshqve tregon se do të keni një mënyrë për të zgjidhur çdo keqkuptim dhe për ti zgjidhur çdo çështjeje që ju shqetëson pa krijuar tensione dhe konfrontime me ata që ju rrethojnë. Gjithashtu këto ditë janë shumë të dobishme për t’u takuar dhe për t’u afruar me njerëz afër jush, pasi trekëndëshi i Diellit me Neptunin drejt fundit të javës do të krijojë terren të përshtatshëm për gjithcka ju interesojnë.
Dashuria
Kjo javë do të jetë shumë krijuese dhe komunikuese, diçka që do të ndihmojë situatat edhe në fushën romantike. Takimi i Afërditës me Marsin në shenjën e Luanit krijon një mundesi e cila do të jetë shkas për njohjet e reja. Nëse jeni në një lidhje këtë javë do të jetë një mundësi e shkëlqyer për t’u afruar me partnerin tuaj. Nga fundi i javës do t’ju duhet t’i kushtoni vëmendje ngjarjeve të së kaluarës dhe të mos i lini të shfaqen në të tashmen, pasi kjo mund të krijojë një atmosferë të tensionuar midis jush dhe partnerit tuaj.
Puna
Këto ditë duket se ju keni frymëzim diçka që do t’ju ndihmojë të vendosni në mënyrën më të mirë dhe efikase për të stabilizuar një herë e mirë detyrimet profesionale. Çështjet në lidhje me të ardhmen e një pune ose pjesën financiare të saj do të jenë në plan të pare dhe diskutimet do të zhvillohen rreth tyre. Nga fundi i javës ka shumë të ngjarë që të lindë një diskutim që do të përcaktojë një çështje financiare, por ju nuk duhet ta rrezikoni.
Bricjapi
Java do të fillojë me një ndikim shumë të favorshëm mes Mërkurit në shenjën e Gaforres dhe Jupiterit tek Peshqit. Ky aspekt do të sjellë sugjerime për dalje, argëtim dhe do të shumëfishojë takimet shoqërore. Relaksi juaj si dhe komunikimi do t’ju ndihmojë në zgjidhjen edhe të çështjeve më kërkuese. Nga fundi i javës, trekëndëshi Diellit me Neptunin do të theksojë ndjenjat në një marrëdhënie personale. Të Shtunën 17/7 zhvillohet kontrasti Diell / Pluton, i cili mund të hedhë një Dritë në atmosferën pozitive të javës. Mos harroni se këmbëngulja që do të tregoni në raste të caktuara mund të krijojë një klimë shqetësimi. Me maturi dhe zjuarësi gjithmonë do te fitoni.
Dashuria
Kjo është një javë shumë e mirë edhe për sektorin romantik, nga njëra anë disponimi i komunikimit dhe nga ana tjetër frymëzimi dhe imagjinata do të krijojnë një kombinim shumë të mire. Mund të jeni afër me një person që është në dijeni se dhe juve keni interes per të. Nëse jeni në një lidhje, përfitoni nga klima e mirë që do të ekzistojë për t’u afruar me partnerin tuaj dhe për të kaluar kohë ideale së bashku. Në fund të javës kontrasti Diell/Pluton mund të intensifikojë disa mosmarrëveshje, por këto do të varen me shume nga menaxhimi juaj.
Puna
Ne mund të jemi në mes të muajit më të nxehtë të vitit, por duket se edhe nëse jeni me pushime mendja juaj do të jetë në disa çështje biznesi. Nëse jeni në punë këtë javë do të jetë shumë e dobishme për të “zgjedhur” disa çështje të pazgjidhura. Për këtë ceshtje do të ndihmojë komunikimi harmonik me të tjerët. Në fund të javës mund të ketë disa polemika, por mos i lini të ndikojnë në atmosferën e mirë që do të krijohet këto ditë.
Ujori
Rrethanat astrologjike që do të ndodhin këtë javë do t’ju ndihmojnë të zgjidhni shumë probleme që mund të keni, si detyrime ditore dhe çështje pune. Trekëndëshi i Merkurit në shenjën e Gaforres me Jupiterin tek Peshqit do të realizohet saktësisht më 13/7 dhe do të krijojë kushtet për një zhvillim të favorshëm, në një çështje që ka të bëjë me jetën e përditshme ose sektorin ekonomik. E gjithë java do të jetë shumë e dobishme prandaj mos i lini mundësitë pa i shfrytëzuar. Në fund të javës, kontrasti Dielli / Plutoni mund të nxjerrë në pah disa çështje që do t’ju krijojnë presion, përpiquni të mos nxitoheni në lëvizjet e momentit.
Dashuria
Kjo javë vjen me dhurata në një nivel personal pasi takimi i Afërditës dhe Marsit në shenjën e Luanit do të zhvillohet saktësisht më 13/7 dhe tregon se si do të lëvizni në fushën e romancës. Nëse jeni vetëm do të keni mundësi për të filluar një romancë të re ose për të bërë një njohje të re. Nëse jeni në një lidhje këto ditë janë të mira për të zgjidhur disa çështje që mund t’ju kenë krijuar probleme në marrëdhënien tuaj.
Puna
Çështjet e lidhura me punën dhe me profesionin mund të zgjidhen pa mundim vetëm përmes komunikimit të duhur. Takimet dhe diskutimet me njerëz kryesorë rreth çështjeve të biznesit këtë javë do t’ju ndihmojnë t’i kaloni me shumë lehtësi ato. Në fakt, është e mundur të dilni fitimtarë përmes zgjidhjes së një çështjeje që ka të bëjë me një gjyq apo dokument shtetëror.
Peshqit
Java që fillon është shumë e favorshme për ju dhe për sferën sentimentale, pasi aspektet që do të ndodhin krijojnë zhvillime dhe ju sjellin lajme positive në punën tuaj ! Trekëndëshi i Merkurit në shenjën e Gaforres me Jupiterin në shenjën tuaj më 13/7, tregon se këto ditë do të ndihmojnë shumë qasjet e komunikimit. Ndikimet e favorshme nuk ndalen këtu pasi në fund të javës trekëndëshi i Diellit me Neptunin do të përmirësojë dashurinë tuaj romantike, e cila do të krijojë një atmosferë romantike ose një njohje të re!
Dashuria
Trekëndëshi mes Merkurit dhe Jupiterit dhe trekëndëshi i Diellit me Neptunin bashkepunojnë që çdo takim apo argëtim të jetë sa më i bukur. Diskutime romantike dhe një atmosferë shumë e mirë në jetën tuaj personale, pavarësisht nëse jeni të pa lidhur apo në një marrëdhënie. Nëse jeni të pa lidhur këto ditë do t’ju jepen mundësi të afroheni me dikë që ju intereson dhe të krijoni përshtypje të mirë. Nëse jeni në një lidhje, kontakti me partnerin do t’ju ndihmojë shumë në disponimin tuaj pasi është e mundur të keni një surprizë nga ai!
Puna
Puna nuk do të jetë prioritet për ju këtë javë, por kjo nuk do të thotë që detyrimet nuk do të ekzistojnë! Komunikimi do të ndihmojë shumë në zgjidhjen e çështjeve të biznesit dhe duket se do të jetë e lehtë të bëni një takim me persona të ndryshëm biznesi. Nëse puna juaj ka të bëjë me artet apo dicka tjeter atëherë këto ditë do të keni një frymëzim të shkëlqyeshëm, që do të ndihmojë shumë dhe ne ekonomi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *