Pasoja katastrofike nëse ndalohet importi i naftës nga Rusia

15:46 08/03/2022

Zv/kryeministri rus: Çmimi i naftës bruto, minimalisht do të dyfishohet

Bllokimi i importit të naftës ruse nga aleatët perëndimorë, Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian mund të ketë pasoja katastrofike, jo vetëm për kontinentin, por për gjithë globin.

Zëvendës kryeministri rus Aleksandër Novak paralajmëroi në një intervistë për televizionin shtetëror të vendit të tij se nëse merret një vendim i tillë, çmimi i naftës bruto në tregjet globale më tepër se do të dyfishohet.

“Është e qartë se bllokimi i naftës ruse do të ketë pasoja katastrofike për tregun global. Çmimet  do të jenë të paparashikueshme, deri në 300 Dollarë për fuçi, në mos më shumë”.

Paralajmërimin, zyrtari i lartë i qeverisë së Moskës e bëri pasi sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken u propozoi aleatëve europianë, që si një tjetër sanksion shkatërrimtar ndaj Rusisë, të bllokojnë importin e naftës dhe gazit nga ky vend.

Blinken tha Rusia po e shfrytëzon naftës për presion ndaj Perëndimit. Mediat amerikane shkruajnë se presidenti Bajden është pranë vendimit për bllokimit të importit të naftës ruse.

Por veç pasojave katastrofike nga bllokimi i importit të naftës, zv/kryeministri rus paralajmëroi si kundër-sanksion ndaj Europës, mbylljen përfundimtare edhe të tubacionit Nordstream 1, që dërgon drejt kontinentit 55 miliardë metër/kub gaz në vit nga Rusia. 

Thirrja e Blinken nuk është pritur me entuziazëm nga aleatët europianë. Duke e kuptuar ndikimin shkatërrimtar në ekonominë europiane nga një vendim i tillë, kancelari gjerman Olaf Sholc tha në mbledhjen e qeverisë se bllokimi i importit të naftës nga Rusia nuk mund të vendoset brenda natës. Sipas tij, Europa ka nevojë për energjinë ruse deri në momentin kur të gjenden burime alternative.

Rusia është ndër furnizuesit më të mëdhenj të Europës me naftë, duke përmbushur 1/3 e nevojës për konsum. Sanksionet perëndimore ndaj Rusisë bënë që çmimi i naftës bruto të rritej me mbi 60% që nga 24 Shkurti, dita e parë e sulmit rus ndaj Ukrainës.

Këtë të Martë, nafta bruto në tregjet ndërkombëtare tregtohet me deri 120 dollarë për fuçi, një rënie e lehtë nga rekordi i një dite më parë kur preku edhe kuotën e 139 dollarëve për fuçi, rekord 8-vjeçar.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.