Pasojat e luftës, zyrtarët: Gjysma e Ukrainës ka nevojë për pastrim nga minat

Rreth gjysma e territorit të Ukrainës ka nevojë për pastrimin e minave tokësore. Kështu deklarojnë përfaqësuesit e Shërbimit Shtetëror të Emergjencave.

Oleg Bondar tha se rreth 300,000 km katrorë tokë kërkon përpjekje humanitare për të pastruar territorin nga një sasi e madhe eksplozivi ende të vendosur në zonat e marra nga ushtarët rusë.

Sipas Bondar, përpjekjet u përqendruan pranë Kievit dhe zonave të tjera veriore të vendit. Kontrollet po vazhdojnë në rajonet e Kharkiv dhe Nikolaev, pavarësisht granatimeve ruse. Puna e pastrimit ka përfunduar në Irpin, afër Kievit, por Bondar thotë se toka private duhet ende të kontrollohet, gjë që kërkon lejen e pronarëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.