Passwordet më të sigurta, qendra e spiunazhit: Evitoni numrat dhe simbolet, përdorni kombinimin e tre fjalëve të rastësishme

Përdorimi i shenjave së bashku me numra në fjalëkalime është “delikat”, kanë zbuluar shefat e spiunazhit. Në vend të kësaj, ata sugjerojnë që të përdoren tre fjalë të rastësishme.

Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike (NCSC), pjesë e Shtabit të Komunikimeve të Qeverisë (GCHQ), theksoi rekomandimin e saj “tre fjalë të rastësishme” në një postim të ri në blog.

Sipas The Sun, një arsye kryesore për përdorimin e sistemit është krijimi i fjalëkalimeve që janë të lehta për t’u mbajtur mend por mjaft të forta për t’i mbajtur llogaritë online të sigurta nga krimet kibernetike, për shkak të kombinimit të tyre të pazakontë të shkronjave.

Në të kundërt, fjalëkalimet më komplekse mund të jenë joefektive sepse ato mund të jenë më të parashikueshme për kriminelët dhe softuerin që ata ndërtojnë për t’i zbuluar ato. Agjencia thotë se kriminelët në internet synojnë metoda të parashikueshme që supozohet se do t’i bëjnë fjalëkalimet më komplekse, si zëvendësimi i shkronjës o me një zero, ose numri një me një pikëçuditëse.

Postimi në blog pranon se qasja e tre fjalëve të rastësishme nuk ishte 100% e sigurt pasi njerëzit mund të përdorin kombinime të parashikueshme fjalësh, por tha se një avantazh i madh i sistemit ishte përdorshmëria e tij sepse siguria që nuk është e përdorshme, nuk funksionon.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *