Pastrohen nga bora rrugët e qarkut të Shkodrës, por problem drejtuesit e mjeteve

pastrohen nga bora rruget e qarkut te shkodres por problem drejtuesit e mjeteve
pastrohen nga bora rruget e qarkut te shkodres por problem drejtuesit e mjeteve

Rrugët në zonën e qarkut Shkodër janë hapur nga bora, por problem për Autoritetin Rrugor Shqiptar në rajonin e veriut mbeten drejtuesit e automjeteve. Shumë prej tyre udhëtojnë drejt zonave malore pa goma dimërore apo edhe pa zinxhirë duke rrezikuar jetën e tyre shprehet kryeinxhinieri i ARRSH për Shkodrës Hajro Sylja, por edhe duke u bërë pengesë për borëpastrueset pasi mbesin të bllokuar.

Rruga Bogë-Theth që lidh Shkodrën me Dukagjinin është plotësisht e hapur nga bora dhe ngricat ndërsa të hapura janë edhe akset e tjera Hani Hotit-Vermosh apo rrugët drejt Pukës e Fushë Arrësit. Kryeinxhinieri i ARRSH Sylja thotë se aksi më i vështirë Bogë-Theth për të dytin vit po mbahet hapur në Qafë T’Thore si pika më e lartë mbi nivelin e detit…

Në Qafë T’Thore trashësia e borës nuk i kalon 25 cm duke bërë që rruga të jetë e hapur gjë e cila ndihmon bujtinat për të pritur turistë edhe gjatë dimrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts