“Pasuria kombëtare është sot në duar të mafiozëve”/ Petrit Vasili: Afera 2 miliardë euro e Portit të Durrësit është e qartë për të gjithë








Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili të premten është shprehur se afera 2 miliardë euro e Portit të Durrësit është e qartë për të gjithë dhe zhurmon shumë fort.

petrit vasili 26 prill

Në një shënim në Facebook, Vasili tha se heshtja e madhe rreth saj është heshtje, që vetëm fajëson dhe nuk çliron askënd nga përgjegjësia.

“Heshtja si një zgjidhje në dukje komode dhe si alibi për t’i ikur problemit është një zgjidhje e pamundur”, shkruan ai.

Sipas tij, pasuria kombëtare është sot në duar të mafiozëve, që po e zhvasin për interesat e tyre dhe egërsisht kundër shqiptarëve.

Shënimi i plotë:

Porti i Durresit dhe heshtja, qe akuzon!

Afera 2 miliard euro e Portit Durresit eshte tashme e qarte per te gjithe dhe zhurmon shume fort.

Interesa te medha, te erreta dhe te shtrira ne 360 grade jane pleksur keq ne të.

Heshtja e madhe rreth saj eshte heshtje, qe vetem fajeson dhe nuk çliron askend nga pergjegjesia.

Heshtja si nje zgjidhje ne dukje komode dhe si alibi per ti ikur problemit eshte nje zgjidhje e pamundur.

Pasuria kombetare eshte sot ne duar te mafiozeve, qe po e zhvasin per interesat e tyre dhe egersisht kunder shqiptareve.

Porti i Durresit eshte kthyer ne nje pre, qe po shqyhet qenërisht nga qeveria me klientet e saj te brendeshem e te jashtem.

Porti i Durresit dhe afera 2 miliardshe eshte vija ndarese mes mafies qeveritare dhe opozitarizmit te vertete denoncues dhe sensibilizues shume te forte dhe pa kompromis.

Qeveria hesht, media qe punon me regjine e qeverise sigurisht qe hesht pasi nga afari mafioz me Portin e Durresit do te ushqehen ne vazhdimesi te gjithe keta.

Por SPAK nuk mund te heshte pasi heshtja e tij eshte bashkefajesi.

Nuk mund te heshte dot edhe askush, qe e do me te vertete Shqiperine.

Askush nuk mund fshihet e te beje sikur sheh vetem arkat e cironkave te Vodës dhe te mbylle syte perpara ” Balenave” gjigande te Portit te Durresit.

Kjo eshte koha e se vertetes, te cilen nuk e mbulon dot kerkush edhe sikur kete te vertete ta thote edhe nje zë i vetem.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *