“Pati dy goditje në tru”, mjeku ligjor zbulon shkaqet e vdekjes së policit të Kapitol pas përplasjes me protestuesit

Kreu i Mjekësisë Ligjore të kryeqytetit amerikan, Uashingtonit, arriti në përfundimin se Oficeri i Policisë së Kapitolit, Brian Sicknick, kishte patur dy goditje në tru dhe vdiq nga shkaqe natyrore, pasi u përplas me një turmë mbështetësish të ish-Presidentit Donald Trump në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara.

Zyra e mjekut ligjor tha të hënën se shkaqet e vdekjes së oficerit 42-vjeçar ishin natyrore pasi ai pësoi një goditje në tru. Ai vdiq një ditë pas dhunës së 6 janarit.

Përfundimet lënë të kuptohet se do të jetë e vështirë për prokurorët federalë të ngrenë akuza për vrasje në lidhje me vdekjen e zotit Sicknick.

Dy persona, George Tanios dhe Julian Khater, po përballen me akuza se sulmuan tre oficerë policie, përfshirë zotin Sicknick, duke i spërkatur me një irritues kimik më 6 Janar.

Washington Post njoftoi fillimisht për vendimin e mjekut ligjor./VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *