Patronazhistët në zgjedhje/ Rama: Databaze që u bë publik ishte i manipuluar. Në listën që ka PS nuk ka karta identiteti. Është bërë hetim i thelluar dhe…









Kryeministri Edi Rama ka folur për patronazhistët në periudhën e zgjedhjeve. Sipas kreut të qeverisë, ai databaze që u bë publik ishte i manipuluar, pasi në listën që ka Partia Socialiste nuk ka karta identiteti.

edi rama3

Sipas kryeministrit në lidhje me këtë çështje është bërë edhe një hetim i thelluar nga Komisioneri i Mbrojtjes së të Dhënave dhe ka rezultuar se nuk janë marrë të dhënat e qytetarëve.

“Nuk kemi përdorur databazë me të dhëna sensitive. Nuk ka lidhje e-albania fare. Është e krijuar prej shumë vitesh dhe pasurohet vit pas viti sepse ndërrojnë banorët dhe lëvizin. Në media dhe debatin publik është folur për një databazë që nuk është databaza jonë, por është fakt i njohur që regjistri i gjendjes civile ka qenë në internet i aksesueshëm deri në momentet kur u hap ky muhabet. Për më tepër karta jonë e ID nuk është me të dhëna sensitive, siç janë në vende të tjera. Ajo është databazaë e manipuluar, sepse PS nuk ka patur kurrë karta ID. Hipoteza që janë marrë nga AKSHI nuk bazohet në fakt. Ajo që ka dalë nuk është databazë e PS. Është bërë një hetim i thellë nga Komisionari i Mbrojtjes së të Dhënave dhe kanë bërë punën e tyre për të garantuar mbrojtjen e të dhënave. Databaze që ka dalë është e manipuluar me qëllim që të krijojë këtë konfuzion. PS nuk ka në databazen e vet karta ID, sepse nuk na duhen.”, tha Rama në emisionin “Të Paekspozuarit””.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *