“Patronazhistët tregues të partisë-shtet”/ Presidenti Meta: Më 25 prill, zgjedhjet do të jenë historike



Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se në zgjedhjet e 25 prillit, shqiptarët do të zgjedhin ndryshimin.

meta

Duke komentuar publikimin në media të të dhënave personale, kreu i shtetit tha se tatronazhistët janë tregues i Partisë Shtet.

“Patronazhistët nuk janë një tregues pozitiv për një shoqëri europiane dhe të lirë. Ky është tregues  i partisë-shtet. Është e papranueshme. Shqiptarët duan ndryshimin dhe do votojnë ndryshimin më 25 prill. Shqiptarët nuk votojnë kriminelët, ato i urrejnë ata. Do jenë zgjedhje historike. Duhet të apelojmë te qytetarët shqiptarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre. Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme, por është një mundësi jo për 4 vjet, por për 100 vitet e ardhshme”, tha Meta për televizionin lokal “6 +1” në Vlorë.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *