
Pavarësi nga sistemi i shkëmbimit financiar perëndimor, Irani do të eksportojë materiale ndërtimi me vlerë 3mld dollarë në Rusi
Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Mahdi Safari ka njoftuar se vendi planifikon të eksportojë materiale ndërtimi në Rusi që kapin vlerën prej tre miliardë dollarësh.
“Ka kapacitete të mëdha në provincë për prodhimin e materialeve të ndërtimit, siç është çimentoja që mund të rrisë eksportet. Po ashtu provinca veriore e Khorasanit të Veriut mund të përfitojë nga kjo”, ka thënë ai.
Ndërkohë në një takim me homologun e tij rus Vladimir Putin pas Samitit të Kaspikut, presidenti iranian Ebrahim Raisi ka thënë se dëshironte të rriste shërbimet dypalëshe me Moskën me qëllim ta bënte atë të pavarur nga sistemi i shkëmbimit financiar perëndimor.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al