Pavarësisht kundërshtimeve, punonjësit e sistemit shëndetësor në Gjermani do të detyrohen të imunizohen

23:09 11/02/2022

Ligjvënësit planifikojnë ta bëjnë të detyrueshme vaksinimin për të gjithë qytetarët

Në Gjermani ligji i cili detyron punonjësit  e sistemit shëndetësor të vaksinohen kundër Covid-19 ka hasur në kundërshtime.

Por gjykata kushtetuese gjermane mbështeti ligjin pavarësisht debatit për të. Ky vendim do të prekë stafin e spitaleve dhe azilet të cilët do të duhet të jenë të vaksinuar deri në mes të muajit Mars të vitit 2022.

Gjykata vendosi se ligji për vaksinat, i cili synon të mbrojë më të riskuarit nga Covid-19, të zbatohet ashtu siç është planifikuar.

Të gjithë këta punonjës kanë afat deri më 15 Mars të vërtetojnë se janë të imunizuar  nga Covid-19  ndërsa për punonjësit  e rinj duhet të kenë dëshmi  nisur nga 16 Marsi. Nëse rezulton se këta individë nuk janë vaksinuar, autoritetet shëndetësore do njoftohen menjëherë.

Ato më pas do t’i ndalojnë hyrjen në vendin e punës. Ndërkohë, ligjvënësit po propozojnë  për ta bërë të detyrueshme për të gjithë qytetarët.

Ata synojnë të miratojnë ligjin për të imunizuar të gjithë personat mbi moshën 18-vjeç, i cili mund të nisë zbatimin nga 1 Tetori.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts