Pavarësisht luftimeve, banorët në Donetsk i gëzohen jetës

16:18 04/07/2022

Qytetarë ukrainas u panë duke vallëzuar me njëri-tjetrin në një park

Donetsku  vazhdon të jetë në shënjestër të bombardimeve por kjo nuk i ka penguar qytetarët ukrainas të kërcejnë.

Pavarësisht se jetojnë nën kërcënimin e vazhdueshëm, banorët po gjejnë ende mënyra për të shijuar jetën. Një shembull  i kësaj mund të shihet në parkun qendror të qytetit, ku dhjetëra njerëz u panë duke kërcyer.

Anatoli, një banor ukrainas thotë se e ka vizituar këtë pistë vallëzimi në natyrë që kur u vendos në Donetsk në vitin 1990, atëherë një qytet në Bashkimin Sovjetik.

“Ne vazhdojmë të vijmë këtu gjithsesi. Ne e dimë shumë mirë se raketat mund të vijnë këtu gjithashtu. Kjo është situata. Dhe ky është qëndrimi ynë ndaj gjithçkaje”.

Ai thekson se bombardimet, të cilat janë bërë një dukuri e përditshme në qytet, nuk do ta pengojnë atë të heqë dorë nga pasioni i tij. Të tjerë banorë thonë se tashmë janë mësuar me rreziqet e të jetuarit në qytet.

“Është bërë me e lehtë tani, të paktën tani për tani. Për shkak të kësaj lufte…ata vazhdojnë të sulmojnë. Por vallëzimi na shpërqendron”.

Rusia njoftoi të dielën se forcat ruse dhe separatiste kishin fituar kontrollin e plotë mbi rajonin fqinj Luhansk pasi pushtuan qytetin e saj të fundit të madh, Lysychansk.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *